Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda e ka quajti sot ndërhyrje politike nga ana e qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit.
Ai, në një konferencë për media tha se njësia, nga ku është shkarkuar Haziri ka qenë duke e hetuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, siç tha, për aferën e tij korruptive dhe ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.Sipas tij, në fakt, ky nuk është rasti i parë kur qeveria me ndërhyrje politike provon të mbyllë rastin e Martin Berishajt. Gruda tha se para dy muajsh është shkarkuar drejtori i krimeve ekonomike dhe për këto shkarkime, ai tha se tregojnë qartazi se Qeveria do t’i marrë në mbrojtje njerëzit e korruptuar.
Ai shtoi se para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftë kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim për hesapet elektorale të partisë në pushtet dhe kurrë një qëllim i vërtetë.
Ndërsa, për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut, Gruda tha se nëse ministrja bën gafa diplomatie kjo më nuk është lajm./KosovaPress
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.