Lista finale, dy kandidatë për guvernator të BQK-së
Biznes
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka përcaktuar listën finale me dy kandidatë.

Në këtë listë dërguar Kuvendit të Kosovës janë përzgjedhur, Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se Ahmet Ismaili është renditur me 84.67 pikë, ndërsa Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale, raporton KosovaPress.

“Banka Qendrore e Kosovës k Paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur si në vijim: Ahmet Ismaili - (84.67 pikë, nga 100 maksimale),Lulzim Ismajli - (73.67 pikë, nga 100 maksimale)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishte përsëritur konkursin për guvernator të ri pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës.

BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga U.D i guvernatori Bashkim Nurboja i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që i ka skaduar mandati Fehmi Mehmetit më 29 mars të këtij viti.

https://kosovapress.com/admin/bqk-ja-shpall-serish-konkurs-per-guvernator/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024