Tradita e festës së birrës në kryeqytet sivjet me pamje të re, koncept dhe organizim të ri dhe me program artistik prej 7 deri me 10 Korrik.
Miqt e birrave do të kenë rastin ta shijojnë një gamë të tërë të shijeve të birrave në BeerFest, i cili edhe këtë vit mbahet në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edicionet e fundit, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë.
Në natën e dytë, më 8 korrik, festivalin do ta hapë: Yll Limani, Offchestra, David Dreshaj, Caboo, Ndriçim Gazija, Nardi & Friends dhe Biggby.
Në natën e tretë, më 9 korrik do të performojnë: Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Çerkini, Nardi & Friends dhe Biggby.
Karakteristikë e edicionit 2023 të BeerFest është sistemi “Cashless”, pra pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylykë.
BeerFest ka menduar edhe për publikun që duan të shijojnë ushqimin dhe në këndin e ushqimit do të gjejnë edhe pijet joalkoolike.
Shihemi në BeerFest!