Dështimi i Komisionit për Buxhet, Murati: Opozita nuk e ka hallin as te qytetari, as te shteti
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për Buxhet, ku pritej të shqyrtohej propozimi i Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ministri Murati ka fajësuar partitë opozitare për pamundësimin e kuorumit dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit.

Murati ka shkruar në Facebook se mbledhja e sotme ka dështuar pa kurrfarë arsye, dhe sipas tij, kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari, e as te shteti.

“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjetër kund”, ka shkruar Murati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024