BB: Barra shëndetësore dhe ekonomike ka pasoja të konsiderueshme për Kosovën
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Barra shëndetësore dhe ekonomike e sëmundjeve jo të transmetueshme ka pasoja të konsiderueshme për Kosovën.

Kërcënimi që ato paraqesin kërkon një qasje proaktive në trajtimin e tyre.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore për Kosovën thuhet se mbrojtja e kosovarëve nga sëmundjet jo të transmetueshme do të promovojë jetë më të shëndetshme, do të përshpejtojë rritjen ekonomike, si dhe do të zvogëlojë barrën financiare në sistemin shëndetësor.

“Barra në rritje e sëmundjeve jo të transmetueshme (STJ) shoqërohet me kosto të konsiderueshme shëndetësore dhe kosto të tërthorta – vdekje të parakohshme ose paaftësi. Statusi aktual i SJT dhe ndikimi i tyre ekonomik në Kosovë vënë në pah nevojën për të ndërtuar një sistem shëndetësor që i adreson faktorët e riskut për sëmundjet kronike, duke i menaxhuar në mënyrë efektive SJT për ta ulur barrën e tyre financiare”, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Kosovën.

Sipas këtij raporti, qytetarët e Kosovës preken nga sëmundjet jo të transmetueshme (STJ), kryesisht sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, ndërkohë që vendi është ende duke punuar për ndërtimin e një sistemi të fortë shëndetësor. Ky raport ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të vdekshmërisë, prevalencës, incidencës, faktorëve të riskut dhe ndikimit ekonomik të SJT në Kosovë. Raporti ofron edhe veprime kyçe për trajtimin në mënyrë proaktive të SJT në Kosovë dhe për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe të kapitalit njerëzor të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024