​MPJD konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, për të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot.

“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

https://kosovapress.com/admin/shqiperia-nenshkruan-marreveshjet-me-kosoven-rama-pres-konfirmim-te-takimit-me-kurtin/

Rama ka thënë se me këtë veprim ia ka hequr “merakun” Kurtit, dhe se shpreson që pas kësaj do të takohen.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024