Interesante, Ballkani zbulon arsyen e mos daljes në treg të biletave për ndeshjen me Ludogoretsin
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ballkani do të ballafaqohet me Ludogoretsin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në mesjavën e ardhshme.

Kampioni i Kosovës, përkundër se kanë mbetur edhe pak ditë deri te ndeshja, ende nuk i ka vendosur biletat në shitje, raporton KosovaPress.

Por, ka një rasye që kjo po ndodh. Përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues.

Ata kanë thënë se janë në pritje që kjo çështje të qartësohet dhe pastaj biletat do të jenë në treg.

Ky është njoftimi i plotë i Ballkanit:

Fillimisht ju falenderojmë për interesimin e jashtëzakonshëm që po e tregoni, lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Ludogorets, në UEFA Champions League.

Duke qenë se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues, ne nuk po mund t'i plasojmë në shitje biletat.

Jemi duke pritur edhe ne me padurim që kjo të qartësohet, andaj në momentin kur ta kemi të konfirmuar, do të iu njoftojmë menjëherë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024