​Clinton lë Shqipërinë: Po iki duke menduar se emri i Nju Jork është West Albania
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, tashmë ka lënë Shqipërinë, pas vizitës që pati.

Ai duke u nisur, derisa është përshëndetur me kryeministrin Edi Rama, citohet të ketë thënë se po ikën “duke menduar se emri i Nju Jorkut është West Albania”.

Ishte Rama ai që publikoi një foto në rrjete sociale, sipër së cilës ka shkruar edhe mesazhin e Clinton.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania - Bill Clinton”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, ish-presidenti Clinton është nderuar të hënën në Tiranë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bclinton-nga-shqiperia-ta-ndalim-kete-marrezi-ne-veri-te-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024