Mustafa: Kryeministrit i duhet mbështetja jonë dhe duhet mbështetur
Lajme
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë se përpjekja e Qeverisë së Kosovës për të vënë rend dhe drejtësi në gjithë vendin do ta ketë përkrahjen nga ai në çdo kohë.

Mustafa ka shkruar në Facebook se e kaluara është dëshmitare që ne gjithnjë jemi bashkuar në kohë të vështira dhe si të tillë kemi dalë fitimtarë.

“Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej. Jemi një popull i vogël, por gjithnjë zemër mëdhenj në përballje me rreziqet. Gjithmonë kemi synuar paqen, por nuk ju kemi frikësuar as luftërave. Duket qartë se opozita nuk ështē e koordinuar dhe si duket nuk ka ndonjë rrugëdalje për të tejkaluar situatën e krijuar. Një gjë jam i sigurtë, se pavërsisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës. Në veriun e vendit tonë, deri tani kishte gjithçka, por mungonte substancialisht rendi dhe ligji. Cilësimi i dy organizatave ilegale të veriut si terroriste nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk besoj të jetë bërë pa konsulta me aleatët dhe miqtë tonë. Kam miq të huaj gjithandej, e në veçanti nga SHBA që punojnë e veprojnë në Kosovë që nga viti 1996 e deri më sot. Ata ende vazhdojnë të përkrahin e mbështesin Kosovën si më parë, dhe këtë e konfirmojnë gjatë bisedave që zhvilloj me ta rregullisht. Përpjekja e Qeverisë për të vënë rend dhe drejtësi në gjithë vendin do ta ketë përkrahjen nga unë në çdo kohë, strategjia për shtrirjen e sovranitetit nga qeveria dotë ketë sukses në ruajtjen rendit dhe ligjit, analistet dhe mediat që po gozhdojnë pandershëm misionin për rend dhe ligj do të përfundojnë pandershëm. Që të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim përkrahin vendimet e institucioneve të vendit tonë, dhe mbështesin fuqishëm përpjekjet e aparatit shtetëror në vendosjen e sundimit të ligjit në secilin cep të Kosovës, duke përfshirë veriun”, ka shkruar ai.

Sipas tij, politika kosovare pa dallim duhet të jetë unike përballë këtyre stuhive, sepse vetëm kështu rezulton fitimtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024