Kurti: Masat janë të përkohshme, me BE-në jam në kontakt të përditshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por siç u shpreh ai, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë me 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

Kurti shtoi se këto masa janë të përkohshme e të padrejta.

"Gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat janë të padrejta për bindjen time, mirëpo ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Republikës me 2/3 e deputetëve t'i kalojmë ato kredi dhe grande të cilat kanë ngelur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t'i gëzojë ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej afër 150 milionë euro, kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend", tha Kurti.

Kurti gjatë mbikëqyrjes së punimeve që kanë nisur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, theksoi janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se me Bashkimin Evropian është në kontakt të përditshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Këto komente Kurti i bëri në Podujevë gjatë inspektimit të punimeve që kanë nisur javën e kaluar në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024