​Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës- PISU 2023, këtë vit organizon edicionin e 22-të, si një organizim vjetor që ofron një mundësi fantastike për të zgjeruar horizontet e studentëve në 14 kurse të ofruara nga ekspertë ndërkombëtarë.

Universiteti i Prishtinës sot do të organizon ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 17:00.

“E hapur për studentët ndërkombëtarë dhe kosovarë, PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë në katër kontinente. Në ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të marrin pjesë drejtues të universitetit, dekanë, prodekanë, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë si dhe të interesuar. Për të bërë një ceremoni mirëseardhjeje, Fakulteti i Arteve do të ofrojë një koncert mirëpritës, me prof. Lule Elezi në piano dhe prof. Antonio Gashi në violonçel”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi "Xhorxh Bush" i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. 

“Kjo do të bëhet për t'i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale "Trafiku Urban" në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi ‘Xhorxh Bush’ në drejtim të Bulevardit ‘Bill Kllinton’ dhe do të përshkojnë rrugën ‘Robert Doll’”, thuhet në njoftim. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024