Ngjarjet e datës 3 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:30)

Institucioni i Avokatit te Popullit organizon tryezë diskutimi “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”, (Hotel Etno Kuca, Gracanicë, ora 9:30)

Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 17- të IPK-së. (Ndërtesa e Inspektoratit Policor të Kosovës, Hajvali – Prishtinë, ora 10:00)

 Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri”, përuron librin poetik “Përtej Detit”, të dy autorëve Francesca Gallello-Gomez dhe Nikolë Loka. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Rruga Xhorxh Bush, përballë rektoratit të UP-së, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024