“Askush nuk investon ku s’ka siguri”, njohësit ngrenë alarmin: Veriu po dëmton ekonominë
Tema
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Tensionet në komunat më veriore të Republikës vlerësohet se po ndikojnë negativisht në aspektin ekonomik. Njohës të fushës së ekonomisë vlerësojnë se kjo situatë është tejet shqetësuese edhe për investitorët e huaj, duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i thërrasë mendjes dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë për KosovaPress tensionet e muajit të fundit në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë bërë që vendi të humbasë investimet e mundshme që vijnë nga jashtë.

Profesori Kadriaj kërkon nga qeveria të jetë e vëmendshme dhe t’i përgjigjet bashkësisë ndërkombëtare për shtensionimin e situatës në veri, në mënyrë që të krijojë besueshmëri, ku kjo do të reflektojë te investitorët e huaj. 

Sipas tij, asnjë investitor nuk dëshiron të investojë në një vend ku nuk ka siguri për kapitalin e tyre.

Edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu vlerëson se stabiliteti politik është esencial për zhvillim ekonomik në vend, porse kjo sipas tij, është duke i munguar vendit. 

Gërxhaliu thotë se brenga më e madhe është se situata në veri po e dëmton imazhin e Kosovës. 

Njohësi i ekonomisë, Nagip Skenderi, gjithashtu tërheq vëmendjen se situata politike e dëmton Kosovën në aspektin ekonomik, e rrjedhimisht ndikon në investimet e huaja.

 Skenderi vlerëson se Kosova nuk ofron kushte të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj. Kështu vendi vazhdon të çalojë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, pasi që viteve të fundit nuk solli asnjë investitor të madh strategjik.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Janë bërë më shumë se tri vjet që kur Kosova nuk ka ligj për investimet strategjike. Ndërkaq, Projektligji për investime të qëndrueshme i miratuar në muajin janar të këtij viti nga qeveria, ende nuk është shqyrtuar në parim në Kuvendin e Kosovës. 

Kosova mbetet me trendin më negativ të investimeve të huaja krahasuar me shtetet e rajonit, si Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria./E.Krasniqi

https://kosovapress.com/admin/kosova-pa-ligj-per-investime-strategjike-qe-3-vjet-humbjet-jane-te-medha/
https://kosovapress.com/admin/programi-i-be-se-per-tregun-e-perbashket-keto-do-te-jene-perfitimet-e-bizneseve/
https://kosovapress.com/admin/oeak-vonesat-ne-normalizimin-e-marredhenieve-me-serbine-pengojne-rritjen-ekonomike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024