Situata në veri, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

Ish-kryetari i Gjilanit, Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.

“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri. Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryeparlamentari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri.

Kryeministri Albin Kurti, sot gjatë ditës ka shprehur gatishmërinë e tij për deeskalimin e situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkret që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për t’i kontribuar rikthimit të stabilitetit në veri. Mirëpo, ka thënë se presin edhe nga Serbia që të zotohet për tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe të bashkëpunojë për paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës nga ana e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/kurti-paraqet-propozimin-e-ri-per-deeskalimin-e-situates-ne-veri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024