Kurti paraqet propozimin e ri për deeskalimin e situatës në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për deeskalimin e situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkret që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për t’i kontribuar rikthimit të stabilitetit në veri. Mirëpo, ka thënë se presin edhe nga Serbia që të zotohet për tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe të bashkëpunojë për paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës nga ana e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bplani-5-pikesh-per-shtensionin-ne-veri-kurti-brukseli-ta-vleresoje-gatishmerine-tone/

Në një adresim në gjuhën angleze në Facebook, Kurti tha se duhet të ndërmerren veprime urgjente për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Përkitazi me këtë, ai tha se hapat që do angazhohen për t’i ndërmarrë janë reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës, derisa nënvizoi se zgjedhjet e parakohshme në veri do të aktivizohen vetëm nga një peticion për tërheqje përkrahur nga 20 për qind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës.

“Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në deeskalim. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Ai paraqiti edhe katër hapat që presin nga Serbia t’i ndërmarrë për deskalimin e situatës në veri. Ndër të tjera, ai tha se presin nga Serbia për reduktim të gatishmërisë së forcave të armatosura në nivelin më të ulët dhe heqjen e 48 bazave të përparme operative që ndodhen përgjatë kufirit.

Sipas tij  në bazë të këtyre hapave deeskalimi i situatës në veri dhe normalizimi i marr dhënieve është i realizueshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Këto propozime, Kurti ka thënë se i ka bërë në takimin e fundit në Bruksel. /KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bsituata-ne-veri-kurtit-i-kerkohet-te-pranoje-kerkesat-e-aleateve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024