"Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë", përplasen ministrat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka deklaruar se komunitetet jo-shumicë nuk kanë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë. Për këtë ka reaguar ministri Faton Peci duke e mohuar një gjë të tillë dhe duke thënë se pikërisht të njëjtit kanë përfituar më shumë nga grantet. Madje, Peci ka thënë se Rexhepi po tenton ta shndërrojë atë në ish-ministrin Nenad Rikallo, për çka Rexhepi ia ka tërhequr vërejtjen duke e kërcënuar me padi.

Ky diskutim është bërë në mbledhjen e Qeverisë, gjatë shqyrtimit të propozim vendimit për dhënien e autorizimit nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe GIZ-it.

Ministri Peci ka thënë se në këtë projekt nuk do të ketë kurrfarë përjashtimi për komunitetet.

Më tej, Rexhepi ka kërkuar nga ministri Peci që të jetë i kujdesshëm, duke i thënë se “mund të përfundoni në gjykatë”.

“I nderuar zotëri Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni në gjykatë. Të gjithë këto vite, duke filluar nga 2009 në mënyrë konstante në parlamentin tonë të gjithë ne të cilët jemi pranë komuniteteve kemi kritikuar të gjithë ministrat që paraqesin Ministrinë e Bujqësisë", ka thënë ajo.

Ministri i Bujqësisë ka thënë se nuk lejon që të përfitojë dikush mbi bazën e përkatësisë etnike.

“Unë në asnjë mënyrë si ministër nuk lejoj që dikush të jetë përfitues mbi bazën e përkatësisë etnike që e kanë. Gjitha etnitë e Kosovës, do t’i nënshtrohen të gjitha rregullave ose formave të njëjta", ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024