BeerFesti ma i madh në histori, prej 7 deri me 10 korrik në Prishtinë
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Festivali tradicional i birrës “Beerfest Kosova”, vjen sivjet me pamje të re, koncept të ri dhe organizim të ri dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar prej 7 deri me 10 korrik.

Beerfest Kosova 2023, do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe një program artistik, konkurues me festivalet më të mëdha të muzikës në rajon.

Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues, ku qytetarët për 4 netë më radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra dhe pije tjera nga më të ndryshmet.

Si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do t’i kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik.

Sivjet në BeerFest do të performojnë mbi 30 artistë dhe bende në 4 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën shqiptare si: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Yll Limani, PINT: MC Kresha & Lyrical Son, Nita Latifi, Dren Abazi, Shpat Deda, Offchestra, Ya nina, Dipna Fona, David Dreshaj, Secret 47, Adrian & Xhurim Dema, Dj Caboo etj.

Duke u bazuar në edicionet e kaluara të “Beerfest Kosova”, interesimi i vizitorëve është shumë i madh në veçanti nga të rinjtë që e përbëjnë edhe mbi 60% të audiencës.

Qejfi, argëtimi dhe momentet e paharrueshme janë pjesë e çdo edicioni.

Komplet festivali do të ketë konceptin e “Green Festival”, që do t’i kushtohet rëndësi e madhe mbrojtjes së mjedisit si dhe do të jetë “Cashless”, pra pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylykë.

Për më tepër, ky festival ka edhe këndin e ushqimit dhe pijeve jo alkoolike që u ofron vizitorëve zgjedhje të larmishme dhe gjithëpërfshirëse!

Përveç muzikës, birrave dhe ushqimit, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore si: Board Games, Beer Pong dhe Beer Olympics.

Beerfest në çdo edicion, u ofron qytetarëve të izoluar të Kosovës, argëtim madhështor me një kosto shumë më të ulët sesa fesitavalet e kualitetit të ngjashëm!

Me shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve, të cilat do të organizohen ato diteë, do të jepen në ditët në vazhdim përmes mjeteve promovuese të ndryshme online dhe offline.

Sinqerisht,

BEERFEST KOSOVA

Mundësuar nga: EVENTURE shpk

No description available.
No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024