Ra nga lartësia e një objekti, vdiq një 70-vjeçare në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 70-vjeçare ka vdekur sot pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se ka nisur hetimi për këtë rast.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën "Viktor Majer”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rasti.”, ka bërë të ditur Borovci./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/vdekje-e-dyshimte-ne-vushtrri-2/
https://kosovapress.com/admin/vdekje-e-dyshimte-ne-partesh/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024