Kovacic, lojtar i Manchester Cityt
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester City e ka kompletuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea në një marrëveshje katër vjeçare.

Kovacic bëri 221 paraqitje përgjatë pesë sezoneve te Chelsea, duke fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për klube dhe Super Kupën Evropiane, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, mesfushori kroat u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit te Chelsea në edicionin 2019/20.

Përgjatë gjithë karrierës së tij, Kovacic ka luajtur për skuadrat e njohura si Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid e Chelsea, ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë te kampioni i Premier Ligës, Manchester City.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024