Certifikata TPD: Garanci për Sigurinë dhe Cilësinë e Produkteve Vape
Marketing
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të cigareve elektronike me avullosje (vapes), përgjithësisht rekomandohet të kërkoni dokumente të cilat  tregojnë se produkti ka përmbushur disa standarde dhe rregullore në lidhje me përmbajtjen e tij, komponentët elektrikë dhe proceset e prodhimit.

Një dokument shumë i rëndësishëm që dëshmon këtë për produktet VAPES është certifikata “TPD”.

Duke qenë se vitin e fundit në vendin tonë kanë hyrë produkte të ndryshme (vapes) në treg, ne ju sugjerojmë që të vërtetoni paraprakisht prejardhjen e tyre dhe të siguroheni që produkti është i pajisur me këtë certifikatë.

Një prej kompanive që ka arritur të sjellë në vendin tonë produkte te certifikuara është EVAPIFY me produktin Crystal Original. Kjo certifikatë tregon se EVAPIFY ka përmbushur të gjitha kërkesat e rrepta të certifikimit dhe është angazhuar për ofrimin e produkteve cilësore dhe të sigurta.

Produkti Crystal Original i EVAPIFY është një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që duan një eksperiencë të larmishme dhe të sigurtë.

Kujtojmë se Crystal Original, është produkt i testuar dhe certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke u renditur si produkti i dytë më i shitur atje, ky është një  tjetër tregues i rëndësishëm i cilësisë së lartë të produktit.

Certifikata TPD i referohet pajtueshmërisë me Direktivën për Produktet e Duhanit të Bashkimit Evropian. Ofron garanci për sigurinë dhe cilësinë e produktit. Nëpërmjet kritereve të përcaktuar nga TPD, prodhuesit duhet të testojnë produktet e tyre dhe t'i sigurojnë ato për përputhshmëri me standarde të rëndësishme të sigurisë dhe cilësisë. Certifikata TPD i jep përdoruesve të produktit një mbrojtje të shtuar dhe siguron që ata të kenë besim në produktin që po përdorin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024