Von der Leyen: Nevojiten më shumë fonde për të menaxhuar emigracionin
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të Samitit të 29 dhe 30 qershorit, ka kërkuar më shumë vëmendje për emigracionin.

Von der Leyen, thekson se bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit, transmeton Alsat M.

“Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të emigracionit, ne duhet të sigurojmë që të kemi fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të emigracionit dhe azilit dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024