Moti gjatë javës së ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër parashihet mot me diell dhe pjesërisht  i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

“E marte- Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. E mërkurë. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës. E enjte-Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se  shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët. Të premten – Mot me vranësira dhe intervele të gjata me diell. Sa i përketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024