Haradinaj: Të gjithë ta ndihmojmë Pejën në këtë katastrofë natyrore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar lagjet e versuara në Pejë, ku ka thënë se lajmi për vdekjen e qytetarëve si shkak i vërshimeve në Pejë, ka qenë e dhimbshme për të gjithë.

Haradinaj derisa vizitoi familjarët, tha se duhet angazhim i të gjithëve, pasi sipas tij, dëmet janë shumë më të mëdha.

Duke folur për situatën në këtë komunë, Haradinaj tha se Peja sot po duket si me qenë pas viteve të 99-ta, e shkatërruar.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj pesë vjeç vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen "Asllan Qeshme", u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024