Agjencia bullgare e lajmeve nënshkruan marrëveshje me agjencinë e lajmeve të Ukrainës
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve (BTA), Kiril Valçev dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë kombëtare të lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, Oleksandr Kharçenko nënshkruan të shtunën një marrëveshje bashkëpunimi gjatë hapjes zyrtare të Klubit Kombëtar të Shtypit BTA në Odesa, Ukrainë.

Marrëveshja parashikon që secili vend të marrë shërbimet e lajmeve të tjetrit, duke përfshirë buletinet e lajmeve në anglisht, shkruan BTA, përcjell KosovaPress

"Ne po nënshkruajmë një kontratë në shtëpinë e re të BTA në Odessa, sipas së cilës BTA do të fillojë të blejë lajme nga Ukrinform, siç është praktikë me agjencitë e tjera të lajmeve që punojnë vetëm në baza komerciale", tha Valçev.

Lajmet nga korrespondenti i BTA në Odesa për bullgarët nga Ukraina do të mund të arrijnë në mediat ukrainase përmes Ukrinform, të cilat mund të përdorin lirisht burimet e BTA-së, vuri në dukje Valçev.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024