Gundogan te Barcelona drejt dështimit?
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ditë më parë u raportuar për një marrëveshje mes Ilkay Gundogan dhe Barcelonës, që mesfushori të kalojë në “Camp Nou” këtë verë.

Gundogan pritet t’i bashkohet kampionit spanjoll si lojtar i lirë, pasi që thuhet se ka vendosur mos ta vazhdojë të ardhmen te Manchester City, raporton KosovaPress.

Por, faqja zyrtare e Manchester Cityt në Spanjë ka habitur sot me një foto të postuar në “Twitter”, ku shihet Gundogan në fanellën e Cityt duke e prekur emblemën.

Më tej, City shkroi: “Çfarë fanelle kjo!”.

Nuk i dihet ende se a po paralajmërohet një zgjatje e kontratës e Gundogan me Cityn, por kjo foto e postuar nga faqja zyrtare e tyre ka frikësuar tifozët e Barcelonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024