Mount, Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë të United
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Chelsea e ka refuzuar ofertën e tretë të Manchester United për Mason Mount, bënë të ditur David Ornstein i “The Athletic”.

Oferta e fundit e United përfshinte shumën prej 58 milionë eurove dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve, raporton KosovaPress.

Një kundërpropozim prej 67 milionë eurosh plus tetë milion euro në shtesa është bërë që atëherë nga Chelsea, pasi të dy palët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje.

Krerët e Chelseat kanë ofruar të takohen me United për të gjetur një zgjidhje miqësore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024