Ish-portieri anglez e këshillon Rice ta refuzojë Arsenalin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-portieri i Kombëtares së Anglisë, David James e ka këshilluar Declan Rice që t’i bashkohet Manchester Cityt dhe e vëri në pikëpyetje se pse kapiteni i West Hamit duhet ta konsiderojë një lëvizje te Arsenali.

Rajs është subjekt interesi i tre klubeve, si Arsenalit, Manchester United dhe kampionit të Premier Ligës, Cityt, me mesfushorin që iu dha leja për t'u larguar nga “Çekanët” nëse oferta është më e lartë se 110 milionë euro, raporton KosovaPress.

Arsenali i printe garës për Rice, por në çastet e fundit hyri edhe Manchester City, ndërsa Manchester United është duyke e monitoruar situatën dhe po e konsideron ta bëjë një ofertë shkëmbimi me lojtar dhe para shtesë.

Sidoqoftë, James mendon se Rice ka një zgjidhje të lehtë për ta bërë, dhe i tha atij që të refuzojë ofertën e Arsenalit në favor të një lëvizje në “Etihad”.

“Pse do të dëshironte të luante për Arsenalin? Njëra skuadër është kampione e Evropës, FA Cup dhe Premier Ligës - tjetra nuk është asnjëra, ose asnjë”, tha ai për “Sky Sports”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024