Arrestim për 60 sekonda - momenti kur prangoset “Rusi” nga Policia e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin serb me inicialet N.O, i njohur si “Nemac” dhe “Rusi”, për përfshirje në rastin e sulmit ndaj KFOR-it.

Ai është me vendbanim në veri të Mitrovicës ndërsa është arrestuar në orët e paradites.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024