City apo Arsenal? Kjo është zgjedhja e Rice
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Declan Rice mbetet shumë afër kalimit te Arsenali, pavarësisht se Manchester City i ka hyrë garës për ta transferuar mesfushorin e West Hamit, bën të ditur “The Guardian”.

Dy ofertat e para të Arsenalit për Rice janë refuzuar, duke e lënë Mikel Artetan në rrezik për ta humbur garën për prioritetin e tij në këtë merkato, raporton KosovaPress.

Por, preferenca e Rice është që të qëndrojë në Londër, dhe të jetë titullar i padiskutueshëm te skuadra e ardhshme.

City në mesfushë ka opsione me bollëk, ku edhe pas largimit të Ilkay Gundogan, është afër transferimit të Mateo Kovacic nga Chelsea

Rice thuhet se është i gatshëm që ta refuzojë transferimin te City, dhe të pranojë kalimin te Arsenali.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024