Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma, në Gjilan dhe Prizren.

Sipas AUV-it këto gjedhe kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës.

“Më datën 19 dhe 20 qershor 2023, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV njofton se për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike.

Sipas njoftimit, AUV bën hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive.

“Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes. Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim”,

AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive, ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës.

Po ashtu AUV kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara me qëllim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024