Kosmonte Food - Ftesë për ofertë
Publikime
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Si investitor strategjik në Republikën e Kosovës, "Kosmonte Foods" Sh.P.K, është zotuar të ndërtojë kapacitete industriale për përpunimin e frutave dhe përpunimin e mishit të shpezëve. Me qëllim të efikasitetit në cilësi dhe zbatim në dinamikën e kërkuar është e interesuar të delegojë përgjegjësinë e menaxhimit dhe të  jëtësimit të projektit te operatorë ekonomik profesional.

Detajet e kësaj thirrje për shprehje interesi i gjeni në dokumentin e bashkëngjitur këtu.

Paramasën për aplikim në tender, shkarkojeni këtu.

Për dërgimin e ofertave ju lutem i adresoni ne emailin: [email protected]  

“Kosmonte Foods” Sh.P.K. është themeluar në vitin 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë Kosovë. “Kosmonte...” është lider në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon. Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, “Kosmonte Foods” është e angazhuar për diversitet dhe gjithëpërfshirje duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera ekskluzive.

“Kosmonte Foods” përpiqet për të maksimizuar përpjekjet për diversitetit dhe për t'u shërbyer sa më mirë klientëve tanë në komunitetet në të cilat ne operojmë. Në vitin 2006 kemi filluar të operojmë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në Dubai. Që nga muaji gusht i vitit 2012, “Kosmonte Foods” gjithashtu ka hapur filialin e saj në Dyseldorf të Gjermanisë. Duke filluar nga muaji korrik 2016 “Kosmonte Foods” ka filluar punën në filialin e saj të katërt – Katar.

Sot “Kosmonte Foods” mund të shoh mbrapa dhe të jetë krenare për trashëgiminë e krijuar dhe të arriturat e deritashme si distributor lider i produkteve ushqimore

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024