​Demokracia vdes në errësirë!
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

“Demokracia vdes në errësirë”, bazuar në moton e “The Washington Post”, është slogani zyrtar i fushatës së gazetarëve dhe mediave në Kosovë për mbrojtjen e punës së tyre dhe lirisë së medias në vend.

Në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosova, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi, disa nga mediat kryesore në vend: RTV Dukagjini, T7, RTV21, Kanal10, sonte në orën 20:00, kanë vendosur për pesë minuta në ekranet e tyre moton “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Të shqetësuar për vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, janë shprehur edhe organizatat e ndryshme të lirisë së medias në botë, Bashkimi Evropian, dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje që të gjitha palët e përfshira t’i japin kohë procesit të kompletimit të dokumentacionit të Klan Kosovës për Komisionin e Pavarur të Mediave. 

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkpm-i-jep-afat-30-dite-klan-kosoves-per-plotesimin-e-te-dhenave-si-biznes/
https://kosovapress.com/admin/be-reagon-per-rastin-e-klan-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/rohde-pezullimi-i-certifikates-se-biznesit-te-klan-kosoves-eshte-krejt-i-papritur/
https://kosovapress.com/admin/abbott-reagon-ne-rastin-e-klan-kosoves-i-kerkon-institucioneve-te-kene-kujdes/
https://kosovapress.com/admin/oek-dhe-oeak-i-kerkojne-mint-ta-rishikoje-vendimin-lidhur-me-klan-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/hajdari-flet-per-pezullimin-e-certifikates-se-biznesit-per-klan-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/mint-inicion-kallezim-penal-ndaj-klan-kosoves/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,999
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024