Protestojnë serbët në veri kundër arrestimit të Millun Milenkoviq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët serbë kanë protestuar sërish sot (e hënë) në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq-Llune dhe të tjerëve.

Ata kanë marshuar këmbë nga përmendorja e "Car Llazarit"  në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, ndërsa kanë bartur flamuj serb, pankarta me mbishkrimet "Stop terrorit nga Kurti", si dhe fotografi të Milenkoviqit ku shkruan "Nuk është fajtor".

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-organizatori-i-sulmeve-ndaj-kfor-it-lendohen-tre-police/

Në këtë protestë vërehet edhe pjesëmarrja e mantel bardhëve nga spitali i veriut të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

Protesta po zhvillohet e qetë deri tani dhe nuk ka ndonjë incident.

https://kosovapress.com/admin/nje-muaj-paraburgim-per-millenkoviqin/

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër. A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/arrestimi-i-milenkoviqit-musliu-prorusi-qe-keqtrajtoi-ata-qe-siu-binden-urdhrave-te-serbise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024