Fazliji: Gjasat për kualifikim i kemi, duhet t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji ka deklaruar se Kosova ka ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm, edhe pse kanë tri barazime në tri ndeshjet e para.

Në konferencë për media, Fazliji ka deklaruar se në barazimin ndaj Rumanisë ndikim kishte fusha jo e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe se nësër futbollistët do të shfaqin paraqitje tjetër në Budapest.

“E mira është që nuk luajmë në vendin e tyre, do të thotë nuk ka shumë shikues të tyre këtu, kështu që ndeshja e fundit që e patëm kundër Rumanisë ishte e vështirë sepse edhe kushte edhe fusha ishin të vështira për të dy ekipet. Siç e keni parë të gjithë, nuk ishte lehtë të luajmë futboll ashtu siç e kemi potencialin më të madh me top. Besoj që nesër do të jetë lojë krejt tjetër dhe do ta kemi mundësinë ta tregojmë kualitetin tonë edhe me top kështu që për ne, të gjithë e dimë që është shumë e vlefshme dhe duhet t’i marrim këto pikë me vete për Kosovë”, tha fillimisht Fazliji.

Ai kërkoi nga sulmuesit që rastet e krijuara të shndërrohen në gola.

Fazliji më tutje deklaroi se gjasat për kualifikimin në EURO 2024 për Kosovën janë ende të mëdha

Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024