Presidentja Osmani viziton klubin shqiptar të futsallit në Gjermani
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi u ftsallit Liria që funksionon në Gjermani, është vizituar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

FC Liria është klubi i parë i futbollit të shqiptarëve në Gjermani, ndërsa për 40 vite është trashëguar nga gjenerata në gjeneratë, ndërsa sot garon në Bundesligën e futsallit gjerman.

“Aty u takuam me Sadik Murselin, menaxherin e klubit, njëherësh edhe Kryetar i Federatës së Futsallit në Gjermani. Bashkë biseduam për mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit të tyre me klubet e futsallit në Kosovë.  Në mesin e shumë bashkatdhetarëve nga Berlini, takuam edhe Ahmet Metajn, mësuesin e parë të gjuhës shqipe në Berlin, i cili me shumë pasion foli për dashurinë dhe mallin për Kosovë.”, ka shkruar Daulina Osmani në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024