KTGD: Autorët e dhunës ndaj gazetarëve në Leposaviq të dalin para drejtësisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

 Shoqata e Gazetarëve të Mediave Turke në Kosovë - (KTGD) dënon ashpër sulmet fizike dhe dhunën ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Leposaviq, në veri të Kosovës.

 KTGD nëpërmjet një komunikate thekson se është e shqetësuar për sulmet fizike e dhe përdorimin e dhunës ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshit dhe 9 gazetarëve të tjerë gjatë kryerjes së detyrës dhe kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të penguar punën e gazetarëve dhe përpjekjet e tyre për të ofruar informacion të paanshëm dhe objektiv në interes për publikun.

“Me këtë rast, i bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Policisë së Kosovës, si dhe në këtë rast përgjegjës për siguri dhe paqe KFOR-it, që sa më parë të identifikojnë autorët e dhunës në Leposaviq dhe t'i sjellin para drejtësisë. Shprehim keqardhjen tonë për sulmin ndaj kolegëve tanë dhe urojmë shërim të shpejtë për gazetarët e lënduar”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024