OEK apelon për maturi dhe kujdes për bizneset dhe konsumatorët
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit.

OEK nëpërmjet një njoftimi për media apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë.

“Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht. OEK gjithashtu apelon që të gjitha çështjet e hapura që mund të zgjidhen me dialog të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në kordinim të plotë me miqt tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur në çdo kohë Kosovën në këtë histori suksesi, që pa mbështetjen dhe ndihëm e tyre nuk do të ishim këtu në këtë nivel të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë, prandaj apelojmë të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

OEK po ashtu apelon tek institucionet e Republikës së Kosovës që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset, ashtu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024