​Rrëmbimi i tre policëve, Kurti raporton sot në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin Kosovës për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, brenda territorit të vendit.

Pas kërkesës së opozitës që Kurti të raportojë në Kuvend, i njëjti i është përgjigjur pozitivisht që sot në orën 17:30 të raportojë para të zgjedhurve të popullit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme plenare.

Krahas zhvillimeve të djeshme, opozita ka kërkuar që Kurti të tregojë edhe për raportet me aleatët dhe qëndrimet për sanksione ndaj Kosovës./KosovaPress/ 

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkrasniqi-smund-te-sillemi-normalisht-me-tre-police-te-rrembyer/
https://kosovapress.com/admin/gashi-kurti-te-raportoje-para-kuvendit/
https://kosovapress.com/admin/kidnapimi-i-policeve-tahiri-shperfillja-e-nderkombetareve-ka-sjelle-ne-kete-situate/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024