Qytetarët: Kushdo që e ndien veten të shëndoshë, të dhurojë gjak
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut u shënua edhe në Kosovë. Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë sot nisi aksioni për dhurimin e gjakut. Këtij aksioni iu bashkua numër i shumtë i qytetarëve, derisa u bë thirrje për dhurim të gjakut.

Doktoresha Hedije Mahmutaj u shpreh se përveç ditës së sotme, në tërë vendin, bëjnë çdo ditë organizime për dhurim të gjakut.

Feride Hasani, e cila është dhuruese e rregullt e gjakut që 20 vjet, u shpreh për KosovaPress se e ndien veten mirë kur dhuron gjak.

Ndërsa, Paris Guri u shpreh se dhurimi i gjakut është i domosdoshëm dhe tregon humanizmin.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Me rastin e Ditës Botërore të dhurimit të gjakut, Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar Javën e dhurimit të Gjakut, e cila ka nisur nga data 11 deri më 18 qershor në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndryshe, dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet nga viti 2004 dhe ka për qëllim  dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetë e atyre në nevojë.  Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”. Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese, duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Ai përforcon thirrjen globale për më shumë njerëz në të gjithë botën për të dhuruar gjak rregullisht dhe për të kontribuar në një shëndet më të mirë. Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë. Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/sot-dita-boterore-e-dhurimit-te-gjakut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024