Kelani: Njoftuam edhe KFOR-in, të bëhet presion për lirimin e policëve të rrëmbyer
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në thellësi të territorit të Kosovës ka ndodhur kidnapim klasik nga forcat serbe. Ai ka mohuar se zyrtarët policor të kidnapuar mesditën e sotme kanë qenë të njësiteve speciale. Sipas tij, zyrtarët kufitar kishin parë persona të dyshuar, të maskuar e të armatosur.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai ka shtuar se për këtë kidnapim kanë njoftuar edhe KFOR-in, në mënyrë që të bëhet presion që zyrtarët policorë të lirohen.

Ai gjithashtu ka shfaqur edhe një hartë se ku ka qenë e stacionuar njësia policore.

Tre zyrtarët policorë të kidnapuar, Kelani ka thënë se kanë qenë në një pikë statike duke parandaluar krimin, kontrabandën dhe futjen e gjërave ilegale në territorin e Kosovës.

Kidnapim i tillë nga forcat serbe të cilat dëshirojnë ta mbajnë të destabilizuar Kosovën, siç ka theksuar Kelani, kishte ndodhur edhe në vitin 2011 ku ishin kidnapuar dy zyrtarë policor.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/policia-kidnapim-klasik-nga-forcat-serbe/
https://kosovapress.com/admin/pk-serbia-ka-kidnapuar-tre-police-ne-zonen-kufitare-ne-jarinje/
https://kosovapress.com/admin/rrembimi-i-policeve-osmani-kerkon-reagim-te-ashper-nga-nderkombetaret/
https://kosovapress.com/admin/kurti-hyrja-e-forcave-te-serbise-ne-territorin-e-kosoves-eshte-synim-per-destabilizim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024