Bullgaria me deflacion në maj, inflacioni vjetor bie në 10.1%
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në maj, Bullgaria pati një deflacion prej 0.1%, nga muaji në muaj dhe inflacioni vjetor u ra në 10.1%, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Statistikave. Statistikat zyrtare në Bullgari treguan për herë të fundit deflacion mujor në qershor të vitit 2021, kur ai ishte 0.2%.

Inflacioni që nga fillimi i vitit (në dhjetor të vitit 2022 deri në maj të vitit 2023) qëndron në 2.8% dhe inflacioni mesatar vjetor në qershor të vitit 2022 - maj të vitit 2023 ishte 15.8% krahasuar me të njëjtën kohë të një viti më parë.

Çmimet në maj ranë më së shumti në këto grupe (krahasuar me prillin e vitit 2023): Argëtim dhe kulturë (-3.4%), Transport (-2.5%), Banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.4%), dhe Komunikim (- 0,3%).

Ndërsa rritja më e madhe vërehet në grupet e mëposhtme: Pije alkoolike dhe produktet e duhanit (+1.1%), Veshje dhe këpucë (+1.0%), Mallra dhe shërbime të ndryshme (+0.5%), Kujdesi shëndetësor (+0,5%), Ushqime dhe pije joalkoolike (+0.5%), Arsimi (+ 0.4%), Restorante dhe hotele (+ 0.3%)./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024