Lëndohet Bastoni, mungon ndaj Spanjës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është përjashtuar përfundimisht nga loja e Italisë kundër Spanjës për shkak të etheve dhe u zëvendësua nga Alessandro Buongiorno i Torinos.

Bastoni nuk u stërvit me Italinë këtë mëngjes për shkak të etheve dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Spanjës të enjten në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Qendërmbrojtësi i Interit ishte bashkuar me shokët e tij të kombëtares në terrenin stërvitor të Italisë pas finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës kundër Manchester Cityt.

Bastoni duhej të bashkohej me shokët e tij të skuadrës në Holandë, por nuk do të udhëtojë me grupin dhe është zëvendësuar nga qendërmbrojtësi i Torinos, Buongiorno.

24-vjeçari ka luajtur 38 ndeshje me Granata këtë sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024