Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare
Tema
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kalendarin e festave zyrtare të shtetit nuk figuron 12 qershori, Dita Çlirimit të Kosovës. Kjo ditë nuk u shënua zyrtarisht në të gjithë vendin, përveç në disa nga institucionet. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkojnë që kjo ditë të jetë pjesë e festave zyrtare, ndërkaq nga pushteti deklarojnë se ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare është i pamundur pa votat e Listës Serbe.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK thotë se 12 qershori ka vlerë të përmasës kombëtare. 

Ai kërkon nga institucionet që Dita e Çlirimit të Kosovës, të definohet si festë zyrtare.

"Ligji për shënimin e festave shtetërore duhet të korrigjohet, duhet të ndryshohet. Duhet të votohet në Parlamentin e Kosovës dhe jo vetëm Dita e Çlirimit, por kemi edhe festa të tjera të përmasës kombëtare, Ditën e Flamurit dhe ngjarje të tjera, Epopenë e UÇK-së dhe gjithë ato festa të cilat duhet t'i shënojmë dhe janë vlera jo vetëm të Kosovës, por janë vlerë kombëtare", thotë ai.

Por, kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Valon Ramadani, deklaron se ndryshimi i këtij ligji aktualisht është i pamundur, për shkak të kushtëzimit të Listës Serbe.

"Ligji për Festat Zyrtare është pak problem të ndryshohet, sepse ka filluar disa herë të ndryshohet dhe është e pamundur të ndryshohet për momentin, sepse është ligj me karakter vital, që i bie që duhet ta votojnë 2/3 e pakicave", thotë ai.

Eksperti i protokollit, Tomorr Avdija, tregon për KosovaPress se pothuajse të gjitha shtetet, ditën e çlirimit e përcaktojnë si festë zyrtare.

Sipas tij, duhet të përcaktohet një datë për çlirimin e vendit.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s, si dhe administrata përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo u bë pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të, kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
304
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024