NaturKosovo – Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin “Haxhi Zeka” Pejë
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 7 qershor, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet OJQ-së italiane bartëse e projektit NaturKosovo – “Volontari nel Mondo RTM” dhe Fakultetit “Haxhi Zeka” Pejë.

NaturKosovo: Trashegimi natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit të Via Dinarica, synon të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në Kosovë përmes konsolidimit, përmirësimit dhe promovimit të seksionit kombëtar të shtegut malor Via Dinarica, në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

NaturKosovo përmes këtij Memorandumi me një Institucion të pranishëm në territor dhe me kompetenca synon fuqizimin e bashkëpunim profesional dhe promovimin e iniciativave për fushen e zhvillimit turistik të qëndrueshëm, fushë kjo themelore e projektit dhe në interes të vendit.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë, Prof. Dr. Edmond Beqiri – ka theksuar se, ofrimi i ekspertizave dhe shkëmbimet profesionale ndërkombëtare dhe promovimi i përbashket i iniciativave ngrisin dhe ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm në këtë zonë të Via Dinarica-s.

Gjatë cermonisë së nënshkrimit të Memorandumit, Përfaqësuesja Ligjore e RTM-së në Kosovë, Valentina Gjinaj, ka thënë se ky bashkëpunim fuqizon dimensionin partneriteve sa më  kompetente të projektit që do të kontribuojnë në përmirësimin e shteugut dhe shërbimeve të Via Dinarica-s për të nxitur vizitorë sa më shumë dhe për të ju ofruar atyre një shteg malor sa më atraktiv të kulturës dhe natyrës. 

Via Dinarica është një shteg që shtrihet për rreth 2000 kilometra që lidh fshatrat dhe komunitetet që përshkohen nga Alpet Dinarike në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah bukurinë e peizazheve të saj dhe pasurinë kulturore të rajonit.

Andaj Projekti NaturKosovo në kuadër të të cilit kyq partneritet dhe eskpertizë ndërkombëtare dhe vendore dëshiron të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, përmes mbrojtjes dhe zgjerimit të shtrirjes kosovare të Via Dinaricës, në zonën e komunave të Pejës, Deçanit dhe Junikut.

Projekti është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e implementuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Kosova në bashkëpunim me Utalaya FoundationCAI - Club Alpino ItalianoCorpo National Alpine dhe Shpëtim Speleologjik - CNSASA.I.T.R. - Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024