Prishtina 01 kampion i Kosovës në futsall
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Prishtina 01 është kampion i ri i Kosovës në Superligën e Kosovës në futsall.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e ka mposhtur skuadrën e Liqenit nga Drenasi, me rezultat 4-1, në finalen e tretë të play off it, raporton KosovaPress.

Ky është titulli i parë në historinë e Prishtinës 01 që e rrëzon nga froni Liqenin që në vitet e fundit e dominuar futsallin vendor.

Para finales vendimtare, këto dy skuadra kishin nga një fitore në dy ndeshjet e para të play off it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024