Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Mal të Zi ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë. Në zgjedhje morën pjesë 15 lista. Kurse, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00.

CDT njoftoi se 56.4 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 20:00.

Në veri të vendit deri në orën 20 votuan 58,3 për qind, në rajonin qendror 59 për qind, ndërsa në jug 49,2 për qind e votuesve.

Gjatë ditës nuk është raportuar ndonjë parregullsi gjatë votimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024