Edhe Kaçaniku shënon Ditën e Çlirimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Kaçanikut ka shënuar 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut. Aktiviteti kryesor është mbajtur me akademinë festive në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” .

Kryetari i Komunës Besim Ilazi tha se në këtë ditë kujtojmë të gjithë të rënët për lirinë e vendit tonë. “

Në emër të OVL-së së UÇK-së foli Azem Guri- Komandant i Batalionit të II-të, i cili solli evokime nga dita e çlirimit.

Po ashtu, u mbajt edhe një program i pasur kulturo artistik nga artistët kaçanikas. Para se të mbahej akademia janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule  në Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve, Përmendoreve dhe Busteve të Heronjve në Kaçanik, është organizuar aktiviteti sportiv me moton “ Vrapi i Lirisë”.

Shoqëria “Lëvizja”, organizoi përurimin e librit “Shtegtime nëpër Atdhe”, me autor Berat Luzha.

Po ashtu, nga ora 18:00, vazhdon nata e dytë e Festivalit Kombëtar të SHAKA “Kaçaniku 2023”.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024