Spajiq: Duam që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq pas votimit deklaroi se e shohin Malin e Zi si vend shumë të suksesshëm, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ai ka theksuar se duan që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës.

Spajiq është shprehur se qëllim gjeopolitik e kanë anëtarësimin në BE, për të cilin ka potencuar se do të punojnë shumë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyri pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq. Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/sot-mbahen-zgjedhjet-parlamentare-ne-mal-te-zi/
https://kosovapress.com/admin/millatoviq-shpresoj-te-formohet-shpejt-qeveria-e-mailit-te-zi/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024