S’ka interesim të qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë, pasojnë gjobat
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtrenjtimi i faturave për tatimin në pronë, pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, ka bërë që numri më i madh i qytetarëve të mos paguajnë atë. Pavarësisht se kësti i parë është dashur të paguhej deri me 31 prill, në të kundërtën kanë hyrë në sistem që pasojnë me gjoba, ata nuk ka shprehur interesim për ta paguar. Kështu ka bërë të ditur, Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi për KosovaPress ka thënë se qytetarët kanë pritur ndryshimet e premtuara nga niveli qendror rreth faljes së mundshme të 100 eurove.

Ai është shprehur se në bazë të informatave që posedojnë nga kryetarët e komunave, qytetarët nuk kanë zgjuar interesim ta bëjnë pagesën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023.

Mes tjerash, Ibrahimi është shprehur se pavarësisht pritjeve të qytetarëve nga niveli qendror për faljen e 100 eurove, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Se ka rënë interesimi i qytetarëve ta pagujanë tatimin në pronë për këtë vit, duke pritur faljen nga 100 euro e ka thënë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se ka konfuzione mes qytetarëve nëse ka falje të 100 eurove ose jo.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Projektligji për tatimin në pronën paluajtshme është në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kaluar në lexim të parë në Komisionin për Buxhet. Shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind e në disa raste edhe mbi 700 për qind ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti, i cili është kundërshtuar nga qytetarët, opozita dhe bizneset./E.Krasniqi

https://kosovapress.com/admin/tatimi-ne-prone-po-alarmon-qytetaret-e-kosoves-dokument/
https://kosovapress.com/admin/tatimi-ne-prone-kryetaret-e-komunave-kerkojne-takim-me-kryeministrin-kurti/
https://kosovapress.com/admin/gjilani-rekomandon-lirimin-e-qytetareve-nga-tatimi-ne-prone-deri-ne-vleren-100-euro/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024