Në Uashington flitet për sfidat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëri i viktimave të dhunës seksuale u dëgjua edhe në Uashington. Kosova ka qenë i vetmi vend që në takimin e pestë të nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, ka folur për sfidat, me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tregon se në fjalimin e saj ka përmendur tensionet në veri dhe traumat e shkaktuara tek kjo kategori e prekur nga lufta.

Udhëheqësja e kësaj qendre, si folëse nga Kosova, deklaron se ka ndarë praktikat e Kosovës në fuqizimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës.

Rushiti, gjatë një interviste për KosovaPress potencon se në këtë ngjarje, e cila është zhvilluar gjatë tërë javës së kaluar, ka theksuar edhe vështirësitë e vajzave dhe grave të dhunuara seksualisht nga kriminelët serbë.

Teksa në veri vazhdojnë tensionet nga protestuesit serbë, Rushiti thotë se ka përmendur edhe ri-traumatizimin e kësaj kategorie.

Takimi i nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë është organizuar nga Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë krim, gjykatat vendore kanë dënuar vetëm një person me dhjetë vjet burgim.

Ndryshe, Kosova me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, këtë vit do të organizojë për herë të dytë forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /Sh.Pajaziti/

https://kosovapress.com/admin/rushiti-traumat-e-grave-te-dhunuara-seksualisht-jane-bartur-edhe-te-femijet-e-tyre/
https://kosovapress.com/admin/kundershtohet-zgjatja-e-afatit-prej-dy-vitesh-per-aplikim-te-viktimave-te-dhunes-seksuale/
https://kosovapress.com/admin/marshohet-ne-mbeshtetje-te-viktimave-te-dhunes-seksuale-te-mbijetuarit-presin-drejtesi/
https://kosovapress.com/admin/femijet-e-lindur-nga-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-perjetojne-trauma-sikur-nenat/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
485
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024